Juventusi ka gjetur zëvendësuesin e Dani Alves (Foto)
Juventusi është duke konsideruar transferimin e mbrojtësit të Manchester Unitedit, Matteo Darmian.
Sipas Gazzetta, Juve e sheh italianin si zëvendësimin adekuat të mbrojtësit në largim, Dani Alves, transmeton Periskopi.
Alves është pajtuar që t’i bashkohet Manchester Cityt për një kontratë dy vjeçare, pas vetëm një sezoni në Serie A.

Kampioni italian ka shprehur interesim edhe për mbrojtësin spanjoll të Arsenalit, Hector Bellerin. /Periskopi



