Conte nënshkruan kontratë të re me kampionin e anglisë
Chelsea do të konfirmojë marrëveshjen e re me menaxherin e tyre, Antonio Conte.
Conte do të nënshkruajë një kontratë të re me vlerë 9.5 milionë funta, e cila do ta mbante në Stamford Bridge deri në vitin 2021, transmeton Periskopi.
Ishte raportuar se italiani nuk ishte i kënaqur me afatin kalimtar që ka bërë klubi anglez deri më tani, dhe po mendonte largimin.
Por duket se pronari Roman Abramovich ia ka bërë të qartë futbollistëve që do të transferohen se Chelsea është një klub ambicioz që do sukses. /Periskopi



