Rita Ora po vjen në Kosovë (Foto)
Rita Ora e cila për pak kohë emri i saj u bë i famshëm dhe në shpejtësi ajo u fut në top listat britanike dhe Amerikane, një sukses që secili do e dëshironte ta arrinte, shkruan Kosovarja.
Kjo është e ardhmja kur di për të zgjedhur, pikërisht prindërit e Ritës kanë bërë të duhurën për fëmijët e tyre. Rita ishte e vogël kur shkeli tokën londineze. Ndërsa Kosova kalonte nëpër shumë vështirësi vajza e cila sot shëndrit si një yll i vërtetë, jo që kishte kushte të mira jetese. Por të paktën nuk përjetoj atë që shumë moshatarë të saj e përjetuan periudhën që kaloi vendi nga vinte ajo . Rita duke u rritur dhe duke shprehur dashurinë për muzikën, në mënyrë të ngadaltë por të sigurte, pasioni ,dëshira dhe përkushtimi vlerësohen sot me famën në të gjithë botën.
Ajo çka e karakterizoj gjatë gjithë kohës vajzën më orgjinë nga Kosova, ishte se për asnjë moment nuk e harroi prejardhjen. Me dinjitet dhe krenari prezantoj vendin nga vinin prindërit e saj. Rita edhe pse ka shumë angazhime nuk harron asnjëherë të afërmit. Rita në Kosovë pritet të vije së shpejti dhe do jetë e pranishme në njërin nga lokalet e kryeqytetit ku këtë e ka konfirmuar nëpërmjet llogarisë së tij muzikanti Nesim Maxhuni ku ai thotë se është çështje ditësh për ardhjen e Ritës. /Kosovarja/




