Disa amerikanë mendojnë që qumështi i çokolatës vjen nga lopët bojëkafe
Shumë njerëz, po del që nuk e kuptojnë se si bëhet qumështi i qokolatës; disa besojnë sinqerisht që qumështi i qokolatës është qumësht nga lopët bojëkafe.
Nëse ata mendojnë që këto lopë bojëkafe po ashtu prodhojnë kakao dhe sheqer, nuk është ende e qartë.
Në këtë studim nga Qendra e Inovacionit e US Dairy, u gjet se 7% e amerikanëve besojnë që qumështi i qokolatës vjen nga lopët e bojëkafe.
Dhe këta nuk ishin fëmijë – hulumtimi përfshiu 1 mijë persona mbi moshën 18 vjeçare, ku 48% e tyre nuk e dinin se nga vjen qumështi i qokolatës e që kap shifrën e 16.4 milionë personash.



