Rikthimi i Deulofeut te Milani, vështirë të ndodhë
Agjenti i Gerard Deulofeut ka pranuar se është e vështirë që ai të rikthehet e Milani.
“Lojtari po ndihet mirë për momentin, s’ka dyshime për ëktë. Ai ësthë shumë i lumtur dhe po fokusohet në kampionatin evropian U21”.
“Lajme për të ardhmen e tij? Unë nuk mund të them asgjë, nuk është në dorën time. Evertoni dhe Barcelona janë dy klubet që vendosin për të ardhmen e lojtarit”.
“Një parashikim? Sinqerisht nuk e di, ne thjesht duhet që të presim. Një rikthim te Milani? Nuk mund ta them këtë, është e vështirë”, deklaroi agjenti i Deulofeu, Gines Carvajal. /Telegrafi/



