Chelsea kthen sytë kah Robert Lewandowski

Chelsea kthen sytë kah Robert Lewandowski

Chelsea do të bëjë një lëvizje sensacionale për të transferuar sulmuesin e Bayern Munich, Robert Lewandowski, raporton the Mirror.

Polaku shënoi 30 gola në Bundesligë, në sezonin e fundit, por thuhet se është i frustruar me jetën në Allianz Arena, transmeton Periskopi.

Më herët Lewandowski shprehu pakënaqësi me bashkëlojtarët sepse nuk kishte arritur të fitojë çmimin si golashënuesi më i mirë, Aubameyang e kishte kaluar për një gol.

Antonio Conte është i gatshëm të shfrytëzojë këtë situatë për të nënshkruar me sulmuesin dhe ta fus atë në vend të Diego Costas. /Periskopi

Shpërndaje në: