Enver Idrizi: Me Kosovën më lidh balta, jam farë e Kosovës (Foto)
Enver Idrizi, kampion bote në karate, është emër i madh që nderoi shqiptarët në tërësi, e veçanërisht Kosovën, prej nga rrjedh edhe familja e tij, shkruan revista Kosovarja.
Në një intervistë të mëhershme për Kosovaren, ai ka rrëfyer ekskluzivisht për suksesin dhe jetën e tij në gurbet, e poashtu edhe për atë se sa i lidhur është me vendin e tij, Kosovën.
“Titulli i kampionit për mua është dhuratë e Zotit. Pak nga ushtrimet e atëhershme e pak nga talenti. Titullin e konsideroj më shumë dhuratë sesa punë. Shumë kampionë hyjnë në salla botërore duke mos ia tërhequr vëmendjen askujt, port e unë ishte ndryshe. Kur kam hyrë në sallë publiku më ka shikuar vetëm mua dhe kjo gjithmonë më ka befasuar.
Kam qenë jo më pak se 15 herë kampion Jugosllavie, e që nuk ishte pak për konkurrencën e atëhershme, me që ishte vërtetë një konkurrencë e fortë” ishte shprehur Idrizi.
Edhe pse kroatët dhe maqedonët donin ta përvetësonin që është i tyre, ai asnjëherë nuk u shkëput nga rrënjët e tij.
“Me Kosovën më lidhë balta. Jam farë e Kosovës” ishin këto fjalët e tij nga zemra për atdheun e tij./Kosovarja/




