Kryeministri kanadez nuk e përkrah ndalimin e ‘burkas’

Kryeministri kanadez nuk e përkrah ndalimin e ‘burkas’

Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau, ka thënë se Kanadaja qëndron e vendosur që t’i mbrojë të drejtat individuale. Këto komente ai i ka bërë kur është pyetur në lidhje me ndalimin e burkas në Francë.

“Ne duhet të jemi tolerant”, ka thënë Trudeau, shkruan The Guardian.

“Në Kanada, debati duhet të përqendrohet në tolerancë, mirëkuptim dhe shoqëri të shëndoshë. Kjo është rruga që po ndjekim dhe do ta ndjekim në vazhdimësi”, ka thënë ai kur është pyetur në lidhje me atë se a duhet të aplikohet ndalimi i burkas edhe në Kanada.

Disa ligjvënës në Kanada, kanë hedhur idenë e ndalimit të burkave edhe në këtë vend, pasi një hap i tillë është marrë në 15 qytete të Francës.

Shpërndaje në: