Chelsea 70 milionë për Rodriguez

Chelsea 70 milionë për Rodriguez

Chelsea duket se po përgatitë një ofertë prej 70 milionë euro për yllin e Real Madridit, James Rodriguez, raporton e përditshmja spanjolle AS.

Përkundër insistimit të trajnerit Zinedine Zidane, se kolumbiani do të vazhdojë të qëndrojë në Bernabeu, spekulimet për largimin e tij vazhdojnë të qarkullojnë.

Ish-anëtari i Monakos nuk po arrinë të sigurojë një vend në formacionin bazë te ‘Los Blancos’ dhe kjo mund ta shtyejë atë drejt largimit brenda pak ditësh. /Periskopi.com

Shpërndaje në: