Përfaqësuesja e Kosovës forcohet me dy yje

Përfaqësuesja e Kosovës forcohet me dy yje

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll është përforcuar me dy yje, shkruan zeri.info.

Gëzim Morina dhe Erjon Kastrati do të luajnë për Verdhekaltrit dhe këtë e ka konfirmuar presidenti i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Erolld Belegu.

“Gezim Morina dhe Erjon Kastrati do te luajne per Kosoven. Ata jane konfirmuar si lojtare te Kosoves dhe do te paraqiten ne gara qysh kete vere! Pas negociatave disa mujore me Federaten e Basketbollit te Sllovenise dhe me pajtimin dhe kerkesen e te dy lojtareve eshte arritur marreveshja qe Gezimi dhe Erjoni te nderrojne nenshtetesine e FIBA dhe te luajne per vendlindjen e tyre. Eshte ky lajm fantastik per sportin Kosovar dhe perforcim shume i madhe per Perfaqesuesen e Kosoves .Nga data 2 korrik ata do ti bashkangjiten Edos, Dardanit,Lis Shoshit, Sines,Hajrizit,Rugoves,e te tjereve e nen udheheqjen e trajnerit Brad Greenberg dhe ekipit te tij do te bejne historine per basketbollin e Kosoves! URIME”, ka shkruar Belegu në Facebook.

Shpërndaje në: