Dënohet me një vit burg ish futbollisti i Real Madridit

Dënohet me një vit burg ish futbollisti i Real Madridit

Angel Di Maria është dënuar me një vit burgim dhe do të paguajë 1.76 milionë funta xhobë, pasi pranoi se ka kryer evazion fiskal.

Anësori i PSG mashtroi autoritetet spanjolle dhe nuk pagoi rreth 1.14 milionë funta taksa, në kohën sa ishte futbollist i Real Madridit në vitet 2010 – 2014.

Sidoqoftë, nuk pritet që argjentinasi të kalojë ndonjë ditë në burg, pasi dënimet nën dy vjet supsendohen, kur i dënuari nuk ka histori kriminale, transmeton Periskopi.

Di Maria u largua në vitin 2014 në drejtim të Manchester Unitedit, ndërsa pas një sezoni të kaluar aty u transferua tek klubi francez. /Periskopi

Shpërndaje në: