Manchester United e pranon ofertën e Real Sociedad për Adnan Januzaj

Manchester United e pranon ofertën e Real Sociedad për Adnan Januzaj

Manchester United ka pranuar ofertën e Real Sociedad-it për mesfushorin belg me prejardhje kosovare, Adnan Januzaj, sipas disa raportimeve në Angli.

Reprezentusi belg në dy sezonet e fundit ka humbur shkëlqimin e tij në fushat e gjelbërta dhe tashmë nuk bën pjesë në planet e Manchester United, transmeton Periskopi.

Januzaj ka kontratë me United edhe për një  vit dhe Jose Mourinho ka vendosur ta shesë atë, për të cilin disa klube kanë shprehur interesim.

22 vjeçari sezonin e kaluar ishte i huazuar në Sunderland, ku luajti nën urdhërat e ish trajnerit të ‘djajëve të kuq’ David Moyes por dështoi të ketë sukses, ai kishte dështuar edhe në huazimin paraprak te Borussia Dortmund.

Fee agreed: Mourinho decides to sell Man Utd winger

Januzaj ishte i huazaur në Sunderland sezonin e kaluar

 

Roma ishte e interesuar për Januzaj por sipas France Football, United dhe Sociedad kanë arritur marrëveshje që ylli belg të transferohet te skuadra spanjolle.

Fee agreed: Mourinho decides to sell Man Utd winger

Januzaj shkëlqeu nën urdhërat e David Moyes në sezonin 2014/15

 

Januzaj ishte transferuar në Manchester United nga Sir Alex Ferguson në vitin 2011 nga Anderlecht, dhe ishte cilësuar si pasardhësi i Ryan Giggs-it.

Adnani në sezonin 2014/15 ishte sensacioni i Premier Ligës me golat dhe përformacat e tij briliante për United. /Periskopi/

Shpërndaje në: