Aktorja e njohur shqiptare në gjendje të rëndë, i nënshtrohet një tjetër operacioni

Aktorja e njohur shqiptare në gjendje të rëndë, i nënshtrohet një tjetër operacioni

Aktorja e njohur dhe shumë e dashur për publikun shqiptar, Hajrie Rondo, është sërish në gjendje të rëndë shëndetësore.

Të hënën e javës së kaluar ajo i është nënshtruar një tjetër operacioni në kokë.

Prej kohësh aktorja është në një luftë të vazhdueshme me një sëmundje të rëndë.

Pavarësisht kësaj, ajo nuk u ndal asnjëherë së dali në skenë.

Edhe pse ndenji për një kohë të gjatë në heshtje skenike, u rishfaq energjike, siç është në karakter, pak javë më parë në Teatrin e Metropolit me dramën “Tre dhëndurët”.

Duket se shëndeti i saj është përkeqësuar sërish sa është dashur një tjetër ndërhyrje. Vajza e saj, Klea Ikonimi, ka sqaruar gjendjen e saj shëndetësore.

“Fatkeqësisht kishte nevojë urgjente për një ndërhyrje tjetër.

Kishte 10 ditë që nuk ndihej mirë, ishte e pafuqishme, prandaj shkoi të bënte një skaner pas të cilit bëri menjëherë ndërhyrjen.

Tani është më mirë, presim që të përmirësohet edhe pse vazhdon të jetë e shtruar në spital”,- është shprehur e bija e aktores.

Rondo ka një karrierë të gjatë në kinematografinë shqiptare e numëron më shumë se 120 role në filma e teatër./Blitz.al/

Aktorja e njohur Hajrie Rondo sërish në gjendje të rëndë, i nënshtrohet një tjetër operacioni

 

 

Shpërndaje në: