Egzona shkëlqen në babinën e saj (Foto)
Është zakon që një nënë e re të ketë edhe festën e bebesapo babinën siç njihet në zhargon, ku mbledh gratë e familjes, për të festuar për ardhjen e fëmijës në jetë.
Këtij adeti nuk i ka shpëtuar as gruaja e këngëtarit Albatrit Muqiqi, Egzona e cila dje, pothuajse një muaj pasi ka sjellë në jetë vajzën e saj, ka vallëzuar në festën e bebes.
Egzona që u bë nënë e Amelias, është paraqitur plot shklqim në këtë ndejë, ku përveç fustaneve elegantë, ka veshur edhe veshjet popullore me dymija e dallame, transmeton prive.
Në këtë ndejë, Egzona ka vallëzuar edhe me vjehrrën e saj, këngëtaren Merita Spahiu dhe të gjitha videot i ka publikuar në Instagram.






