Darmian telefonon Mourinhon: Dua të transferohem te Juventusi (Foto)
Mbrojtësi italian, Matteo Darmian e ka telefonuar Jose Mourinhon për t’i kërkuar transferim te Juventusi, sipas disa raportimeve në Itali.
Juventusi është në kërkim të një mbrojtësi të krahut të djathtë pas largimit të braziliat Dani Alves.
Alves u larguar nga Juve vetëm pas një sezoni në Itali, ai do të ri-bashkohet me ish trajnerin e tij te Manchester City, Josep Guardiola, transmeton Periskopi.

27-vjeçari në sezonin që shkoi startoi vetëm në 15 ndeshje të Premier Ligës, por ai ishte krucial në ndeshjet e Europa Ligës, që United u shapllë kampion.
Sipas The Sun, Darmian dëshiron të transferohet te kampioni italian që të ketë më shumë minuta në fushë, sepse në verën e ardhshme do të jetë Kupa e Botës në ‘Russi2018’.

Darmian që nga transferimi i tij në vitin 2015 është paraqitur në 47 ndeshje për ‘djajtë e kuq’. /Periskopi/



