Nënshkrimi i Mbappe me Adidas, tjetër sinjal pozitiv për Real Madridin

Nënshkrimi i Mbappe me Adidas, tjetër sinjal pozitiv për Real Madridin

Marka gjermane e cila sponsorizion ekipin e bardhë , është afër arritjes së një marrëveshje me sulmuesin i cili ka një kontratë me Niken.

Mbappe jo vetëm që ka ngjallur interesimin e ekipeve të mëdha evropiane, ku Real Madridi shfaqet në krye të interesit për të marrë shërbimet e sulmuesit të ri francez,por tani ka filluar edhe një luftë mes markave për të qenë sponsorë kryesor i Mbappes.

Me 18 vjet mbi supe dhe pasi shënoi 26 gola në 44 ndeshje në të gjitha garat, Mbappe pritet të kaloj nga Nike në Adidas, ku këta të fundit janë sponsor i Real Madridit.

Sipas DailyMail, Mbappe do të përfitojë 5 milionë euro në vit, ndërsa kontrata e tij me Nike përfundon në dhjetor të këtij viti.

Ky ndryshim i sponsorit, do të jetë shumë i favorshëm për Real Madridin në rast se nënshkruajnë me francezin. Kjo do të ishte një lëvizje e ngjashme me atë që ndodhi sezonin e kaluar me Pogban, kur ai ndryshoi nga Nike në Adias.

Për më tepër, kontrata e Mbappes 5 milion euro në vit, do ta kalonte atë të Pogbas, i cili përfiton 4 milionë euro me ndryshimin e markës së re.

Shpërndaje në: