Klopp i dërgon një letër emocionale 13-vjeçarit të cilit i vdiq i ati [Foto]

Klopp i dërgon një letër emocionale 13-vjeçarit të cilit i vdiq i ati [Foto]

Ordan van der Westhuizen, 13 vjeçar, kishte mbetur pa fjalë pasi trajneri i Liverpool-it iu përgjigjur letrës së tij, pas vdekjes së babait.

Ish-kapiteni i Afrikës së Jugut, Joost, konsiderohet si një nga lojtarët më të mirë në historinë e ragbit. Ai vdiq në moshën 45 vjeçare, gjashtë vjet pasi u diagnostifikua me një sëmundje.

 

Jordan kishte shkruar një letër emocionuese në prag të vdekjes së babait të tij, duke përshëndetur arritjet e tij në fushë, ndërsa gjithashtu ai i kërkoi babit të tij që t’i tregoj zotit që Liverpooli duhet të fitojë.

 

Kloop iu është përgjigjur letrës së tij, së bashku me një këmishë të nënshkruar nga vetë ai dhe skuadra e tij.

“Asgjë që themi ne nuk do ta lehtësojë humbjen tuaj, por ne duam që ju ta dini se mendimet dhe ngushëllimet tona janë me ju të gjithë” shkroi Kloop.

“Ne e dimë se babi juaj ishte një tifoz i madh i Liverpool FC, dhe ne jemi shumë të kënaqur që ai e ka ndarë këtë pasion me ju. Letra që ju i shkruat atij për Liverpoolin do të thotë shumë për ne, faleminderit shumë për mbështetjen tuaj, ne shpresojmë se ju keni pasur kujtime të lumtura gjatë kohës që ju keni shikuar Liverpoolin së bashku” janë disa nga fjalët e Kloop në letrën e tij

Shpërndaje në: