Presidenti Berlusconi flet për situatën e Donnarummas (Foto)

Presidenti Berlusconi flet për situatën e Donnarummas (Foto)

Silvio Berlusconi, ish-presidenti i Milan, me të cilin ka fituar që kishte për të fituar në Itali, në Europë dhe në mbarë Botën, është rikthyer të flasë për klubin e tij të zemrës, në një moment shumë delikat dhe për një çështje shumë të nxehtë në kampin kuqezi.

Berlusconi ka folur në lidhje me portierin Gianluigi Donnarumma dhe mundësinë që ky i fundit të largohet nga klubi i “Djallit”.

“Futbollistët janë profesionistë dhe bën pjesë në profesionin e tyre që të ndryshojnë skuadër. Donnarumma është një djalosh shumë i mirë, vetëm 18 vjeç që ndodhet përballë zgjedhjeve shumë të vështira dhe shifrave shumë të rëndësishme. Nuk duhet gjykuar keq”, deklaroi ish-presidenti legjendar i klubit të Milan, Silvio Berlusconi në emisionin “L’Aria che Tira” që transmetohet në kanalin La 7, në lidhje me portierin 18-vjeçar të kuqezinjve, Donnarumma.

 

Shpërndaje në: