Rriten tensionet mes Prishtinës dhe Plisave, mësoni çfarë ka ndodhur tani (Foto)

Rriten tensionet mes Prishtinës dhe Plisave, mësoni çfarë ka ndodhur tani (Foto)
Mbrëmë prijësi i Plisave ka bërë një tjetër postim, në lidhje me tensionet e fundit dhe ndeshjet e Ligës së Evropës.

Raportet mes Plisave dhe FC Prishtinës janë prishur keq dhe këtë e konfirmoi më së miri Albert Kastrati.

Dy ditë më parë ai u shpreh publikisht që drejtuesit e Prishtinës nuk kanë lidhje se si organizohet një ndeshje, përcjellë “GazetaOlle.com”.

Kastrati bëri një krahasim mes FC Prishtinës dhe Sigal Prishtinës, duke e konsideruar klubin futbollistik si amator në këtë drejtim.

Mbrëmë prijësi i Plisave ka bërë një tjetër postim, në lidhje me tensionet e fundit dhe ndeshjet e Ligës së Evropës.

“Puna e kërcënimit nuk ka qenë që më kanë kërcënuar drejtpërdrejtë dikush ose tash me ndeshjen e Ligës së Evropës, që kërcënojnë qysh ka qejf UEFA e FIFA Football Modern. Pas këtyre dy ndeshjeve nuk po bëjmë zhurmë shumë. Ishalla do Zoti e i fitojmë dy ndeshjet, e senet tjera vinë në vend të vetin”, shkroi mbrëmë Kastrati.

Disa orë para këtij postimi, Kastrati ka konfirmuar se është kërcënuar për herë të parë prej që është tifoz.

Por, kush e kërcënoi? Në horizont është një përgjigje, por ai nuk ka zbuluar asgjë.

Shpërndaje në: