Ledri Vula me villë 300 mijë euro në Sarandë (Foto)

Ledri Vula me villë 300 mijë euro në Sarandë (Foto)

I njohur tashmë për sukseset e tij në muzikë, reperi Ledri Vula siç duket qëndron mjaftë mirë edhe financiarisht.

Këtë më së miri e dëshmon fakti që Ledri posedon villë në vlerë 300 mijë euro në qytetin më turistik të Shqipërisë sië është Saranda, shkruan Infokusi.com

Villa e tij gjindet në kompleksi më të madh dhe më ekskluziv në Sarandë, “Bouganinville Bay”, ku janë një numer i madh villash, apartamente dhe një super hotel me pishina, restorante, etj.

Siç mëson “Infokusi”, Ledri Vula ishte aty para 10 ditësh për t’i kaluar disa ditë dhe për t’i shijuar bukuritë e bregdetit të Sarandës.

Madje, secilit kosovarë që zgjedhë këtë pjesë për t’i kaluar pushimet i tregohet se aty ka villën këngëtari Ledri Vula dhe ai është shumë i mirëpritur aty.

Gjithashtu në këtë kompleks, villa kan edhe disa biznesmen të tjerë nga Prishtina.

Çmimi i villave në këtë kompleks vite më parë ka qenë 70 mijë euro, ndërsa tani vlera e tyre është ngritur në 300 mijë euro.

Ndryshe ky vend mbetet edhe resorti më i kërkuar nga turistët që zgjedhin bregdetin e Sarandës./Infokusi.com/

Shpërndaje në: