Kur famën e babait e rrëmben djali 8-muajsh (Foto)
Ka vetëm 8 muaj që ka lindur, por vogëlushi i DJ Khaled është tashmë një yll në rrjetin social “Instagram”, me mijëra ndjekës.
“Daily Mail” shkruan se 41-vjeçari u bë babai i Asahd, nga e fejuara e tij Nicole Tuck në tetorin e kaluar.
Që atëherë ai ka fituar zemrat e shumë njerëzve të njohur si Rihanna, dhe Justin Bieber. dhe ka shërbyer si producent ekzekutiv i albumit të ri të të atit.
Nga postimet e shpeshta në llogarinë e tij në “Instagram”, shihet një fëmijë o mrekullueshëm, që nga banja, vesh tuksedo, apo në bordin e një avioni me babanë e tij të dashur. /Shekulli/



