Zonja Meri parashikon rezultatin: Fiton Rama, Basha apo Meta?
Astrologia Meri Shehu ka bërë një “parashikim” mbi fushatën politike dhe zgjedhjet që priten të zhvillohen nesër.
Duke u nisur nga numrat e rënditjes në fletën e votimit dhe nga shenjat e horoskoit zonja Meri parashikon pak a shumë mundësinë e fitores për secilën nga partitë politike dhe liderave të tyre
E ftuar në emisionin e Rudina Magjistarit në Klan, astrologia ka bërë këtë parashikim:
Numri 1- LSI, energjia e numrit 1 parashikon fillime të reja, vullnet i fortë, mundësi për rezultat. Duke e analizuat me Metën që është Dash janë pak në vështirësi, vetë Dashët janë në vështirësi, e do ti duhet punë dhe shumë përpjekje që të dalë mirë. Mundësia e 1 është e mirë, pozitive
2-PS, presupozon dualizmin, fuqinë e logjikës, balancën, sjell energji për balancë ose dualizëm. Duke dhënë këtë fitorja i bie të jetë e mirë, por kërkon partneritet, nuk përjashtohet mundësia e koalicionit
6-PD, numër legjendë, ca e kanë fat ,ca frikë, nuk është frikë, shpreh mirësi, dashuri, diplomaci të hollë. Sjell energjinë e diplomacisë, PD me diplomaci do arrijë në një pozicion të këndshëm, nuk përjashtohet koalicion se diplomacia con në marrëveshje.
Sipas shenjave
-Meta është Dash. Dashi ka 7 vjecar të vështirë, godet Urani, pra janë në pozicion të vështirë, kanë jupiterin në opozitë dhe kanë fitore jo të sigurt.
-Rama, gaforrja. Sot kemi hënë të re në gaforre, por tregon fuqi fituese, ringritëse dhe që merr fuqi të re, Alternuar me numrin 2 fitorja nuk është kaq e qëndrushme, pra do kërkohet koalicion.
-Basha, Binjakët. Numri 6 do dalë më mirë nga sa pretendohet, shenja e binjakëve janë të favorizuar këtë vit, jupiteri u jep shanse, diplomacia u përshtatet, numri 6 sjelle energji të çuditshme, do arrijë më mirë nga sa pretendohet.
Fitorja do jetë e njërit, por nuk do jetë kaq e pastër. /albeu.com/



