Skandal: Kombëtarja e njohur luajti me doping në Kupën e Botës (FOTO)
Dyshohet se 23 futbollistët e kombëtares që morën pjesë në Botëror si dhe 11 futbollistë të tjerë ishin pjesë e një programi dopingu me mbështjetje shtetërore.
Rusia aktualisht është duke organizuar Kupën e Konfederatave 2017 dhe vitin e ardhshëm do të organizojë Kupën e Botës 2018, por nëse një skandal i tillë vërtetohet, atëherë besueshmëria e kompeticionit më të madh të futbollit botëror do të tronditej ndjeshëm.




