Futbollistët shqiptarë urojnë festën e Bajramit
Futbollistët shqiptarë që luajnë në Evropë, kanë uruar miqtë e tyre për festën e Bajramit.
Ndër të parët që uruan ishin vëllezërit Xhaka, të cilët postuan foto dhe shkruan statuse urimi në rrjetet sociale.
“Nga zemra ju uroj Fiter Bajramin. Allahu sjelltë në ju gëzim, mirësi e begati. Allahu ju dhëntë harmoni në familjet tuaja dhe në çdo moment të jetës tuaj”, shkruhet në një fotografi të postuar nga vëllezërit Xhaka në Instagram.
Urim për miqtë e tij ka bërë edhe futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Mërgim Mavraj.
“Me fat bajramit, shpresojmë në faljen dhe mëshirën e Allahut”, ka shkruar Mavraj në një foto të postuar me hoxhën Ahmed Kalaja.
Ndërkohë futbollistit tjetër i Kombëtares së Shqipërisë, Ermir Lenjani ka postuar një video duke falur Fiter Bajramin.
“Gëzuar fiter Bajrami. Zoti jua pranoftë agjërimin e këtij muaji të begatshëm ishalla”, shkroi Lenjani.



