“Të marr me shkelma për b**e të njerr jashtë”, drejtori i OSHEE kërcënon gazetaren (Video)
Një tjetër incident ka ndodhur në qendrën e votimit në lagjen Punëtore në Gjirokastër ku drejtori i OSHEE-së, përfaqësues i PS-së, Andi Shkurta ka kërcënuar gazetaren reportere të Alpo RtV në Gjirokastër.
Gazetarja ka filmuar procesin, por drejtori Shkurta i është drejtuar ashpër, duke i thënë se pse filmon.
Kur gazetarja e pyet se cili është ai që i ngre zërin, ai i përgjigjet: Jam qytetar i thjeshtë shqiptar dhe kam të drejtë të informohem.
Gazetarja: Mos më ngri zërin
Drejtori: Unë të marr për b*the jashtë aty…



