Gjermania mposht Kamerunin, kualifikohet si e para në Grupin B (Video)

Gjermania mposht Kamerunin, kualifikohet si e para në Grupin B (Video)

Gjermania e ka mposhtur Kamerunin me rezultat 3-1 në ndeshjen e vlefshme për Kupën e Konfederatave “Rusia 2017”.

Kombëtarja gjermane nuk ka lejuar befasi as në ndeshjen e tretë të Grupit B, ku pas fitores ndaj Austrlisë dhe barazimit ndaj Kilit, erdhi edhe një fitore tjetër ndaj Kamerunit, e cila e kualifikoi tutje si e parë në Grupin B.

Djelmoshat e Joachim Loew e filluan ndeshjen me dominim, duke krijuar shumë raste, por pa pasur fat dhe sukses të shënojnë ndonjë gol dhe pjesa e parë përfundoi me rezultat 0-0.

Në pjesën  e dytë, me të filluar loja ishte sulmuesi Kerem Demirbay, i cili kaloi gjermanët në epërsi me një supergol nga rreth 20 metra në minutën e 48, pasi u shërbye për mrekulli nga Julian Draxler.

Panzerët e gjetën shpejt edhe golin e dytë me anë të sulmuesit Timo Werner, që u gjend më së miri në zonë në minutën e 66 dhe dyfishoi epërsinë pas asistimit të Joshua Kimmich.

Deri në fund të ndeshjes u shënuan edhe dy gola, ku fillimisht Kameruni ngushtoi epërsinë në 2-1 me Vincent Aboubakar (79′), ndërsa Gjermania arriti të shënoj golin e 3-1 në minutën e 81  me anë të Werner dhe vulosi fitoren dhe rezultatin përfundimtar 3-1.

Në gjysmëfinale, Gjermania do të ndeshet me Meksikën, ndërsa Kili me Portugalinë është çifti tjetër.

https://twitter.com/scoutsanati/status/879010606795415552?ref_src=twsrc%5Etfw&ref_url=http%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fgjermania-mposht-kamerunin-kualifikohet-si-e-para-ne-grupin-b-video%2F

https://www.dailymotion.com/video/x5rwfzp_yisdfgsydisdgysg-vydsggds_sport

https://www.dailymotion.com/video/x5rwgq0_v-i-n-c-e-nt-ab-o-u-b-a-k-a-r-g-o-a-l_sport

https://www.dailymotion.com/video/x5rwguf_t-i-m-o-w-e-r-n-e-r-g-o-a-l_sport

Shpërndaje në: