Adriatik Kelmendi ka dy fjalë për Dafina Zeqirin (Foto)
Një ndër këngëtaret kosovare që ia ka mësyer skenës muzikore ndërkombëtare është edhe Dafina Zeqiri.
Pas shpërnguljes në Amerikë, Dafina po punon shumë që të arrin sa më lartë, shkruan lajmi.net.
Tashmë për suksesin e saj flasin edhe fytyrat e njohura publike, ndër ta është edhe Adriatik Kelmendi, i cili ka disa fjalë për Dafinën.
Në rrjetin social twitter, Adriatiku ka shkruar disa fjalë për të cilat Dafina u ndje shumë e lumtur dhe i shpërndau edhe në profilet e saj në këto rrjete.
“Dikush duhet të pranojë: @Dafina_Zeqiri ishte muzikantja e parë femër e Kosovës që filloi një nivel të gjithin të ri. Novatore për të tjerët që e ndjekin” shkruan Adriatiku në twitter.




