Basha “sms” strukturave, ja çfarë iu thotë
Kryetari i PD, Lulzim Basha i ka dërguar një mesazh strukturave, kandidatëve, numëruesve, komisionerëve dhe vëzhguesve, të cilëve i kërkon garantimin e numërimit për çdo votë.
Basha thotë se të gjitha burimet flasin për një fitore të PD.
“Te dashur kryetare, kandidate, numerues, komisionere dhe vezhgues: tani nis procesi vendimtar i numërimit te votave. Te gjitha burimet tona flasin per nje vote masive te qytetareve per PD dhe FITOREN tone! Tani eshte detyra juaj e shenjte te garantoni numerimin e cdo vote. Une dhe gjithe demokratet jemi ne krahun tuaj per tju mbeshtetur ne cdo cast. Pune te mbare dhe FITORE!”



