“Ronaldo po reflekton për të ardhmen”
Një mik i ngusht i Cristiano Ronaldos ka pohuar se yllit të Real Madridit “i duhen disa ditë për të reflektuar gjërat”, derisa e ardhmja e tij mbetet e paqartë.
Dhe një Ronaldo i qetë, 31 vjeç, duket se ka gjetur mënyrën më perfekte për ta bërë këtë, transmeton Periskopi.

Ish ylli i Man Unitedit publikoi një foto të tij në Instagram, ku shihet duke medituar.
Cristiano për momentin gjendet në detyrë me Kombëtaren e Portugalisë, me të cilën po garon në Kupën e Konfederatave. /Periskopi



