United, klubi im i fundit në Evropë
Mesfushori i Manchester United, Bastian Schweinsteiger ka zbuluar se skuadra e tij aktuale do të jetë e fundit në Evropë, duke lënë të kuptohet se nuk do të luajë për ndonjë skuadër tjetër në kontinentin e vjetër.
“Manchester United do të jetë klubi im i fundit në Evropë”, ka shkruar gjermani në rrjetin social Twitter.
“Unë i respektoj klubet tjera, por Manchester United ishte i vemti klub i cili më bëri të largohesha nga Bayern Munich”.
“Dua të falënderoj tifozët për mbështetjen e mahnitshme që më kanë dhënë gjatë javëve të fundit”. /Periskopi.com



