Xhimshiti kuq e zi përgjithmonë
Mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare, Berat Gjimshiti ka lënë të kuptohet se nuk do të largohet nga ‘Kuqezinjtë’.
Kjo, pasi shumë lojtarë të Kombëtares janë përfolur se mund të zgjedhin të luajnë për Përfaqësuesen e Kosovës.
Megjithatë, mbrojtësi ka vendosur një fotografi në rrjetin social Facebook, ku shihet me bashkëlojtarët e Kombëtares Shqiptare, ku ka shkruar “Unë kuq e zi përgjithmonë”.
Javë më parë, lojtarët si Milot Rashica, Alban Meha dhe Herolind Shala vendosën të lënë ‘Kuqezinjtë’ për Përfaqësuesen e Kosovës. /Periskopi.com



