Njihuni me futbollistin që ruan fanelat e disa prej futbollistëve më të mirë në botë (Foto)
Futbollisti i Romës, Stephen El Shaarawy ka publikuar një fotografi në Instagram, ku mund të shihen disa nga fanelat e futbollistëve të mëdhenjë që ka takuar gjatë karrierës.
24 vjeçari ka luajtur për skuadrat si Milani, Monaco dhe Roma, si dhe për Kombëtaren e Italisë dhe iu është dhënë rasti të takojë shumë futbollistë të mirë, transmeton Periskopi.
Në fotografi mund të shihen fanelat si të Neymar, Buffon, Ibrahimovic e disa futbollistë të tjerë të njohur. /Periskopi





