Barcelona bën transferin e parë për këtë afat (Foto)
MundoDeportivo njofton se Barcelona do të aktivizojë opsionin e riblerjes për 12 milionë euro për 23 vjeçarin.
Deulofeu gjysmën e sezonit të kaluar ka qenë i huazuar te Milani nga Evertoni, ndërsa te këta të fundit ishte shitur nga Barcelona në vitin 2015.
Barcelona në kontratën e shitjes i ka vendosur një klauzolë lojtarit, me të drejtën e riblerjes për 12 milionë euro, të drejtë që do ta zbatojë këtë afat kalimtar.




