Sampdoria kërkon Mavrajn
Klubi i njohur italian, Sampdoria është duke shfaqur interesim për mbrojtësin e Kombëtares Shqiptare, Mërgim Mavraj.
Mediat italiane raportojnë se dëshira e Presidentit të kësaj skuadre është transferimi i 30-vjeçarit shqiptar, i cili është pjesë e Këlnit.
Mavraj zhvilloi paraqitje mjaft të mira me ‘Kuqezinjtë’ në Kampionatin Europian 2016. /Periskopi.com



