Thaçi uron Vuçiqin: Dialogu për normalizim do të vazhdojë

Thaçi uron Vuçiqin: Dialogu për normalizim do të vazhdojë

Presidenti  i vendit, Hashim Thaçi ka uruar tashmë homologun e tij, Aleksandar Vucic për detyrën e re si President i Serbisë.

Presidenti i vendit përveç që ka uruar Vucicin, ka bërë të ditur që ata dy janë pajtuar që dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë të vazhdojë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve.

“Sapo zhvillova një bisedë telefonike me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të cilin e urova për detyrën e re”, ka njoftuar Thaçi përmes rrjetit social Facebook.

Thaçi ka thënë se përmes dialogut do të punohet bashkërisht për zgjidhjen e të gjitha çështjeve me interes të ndërsjellë.

Lexo edhe Vucic edhe zyrtarisht president: Së bashku mund t’i lëvizim malet.

Shpërndaje në: