Modeja e njohur pozon nudo nw prezantimin e fanellave të klubit skocez (Foto)
Skuadra skoceze Ayr United, ka zyrtarizuar sponsorin e saj Bodog edhe për një vit. Më këtë ata i kanë prezantuar edhe fanellat, por në një mënyrë aspak të zakonshme.
Ata kanë prezantuar fanellat me një modele të zhveshur ku ajo ishte e vizatuar sikurse fanellat.“Pas polemikave të vitit të kaluar, ne menduam se duhet të ndryshojmë strategjinë tonë”.“Kështu që këtë vit ne po përdorim një modele të pikturuar në trup”, ka thënë njëri prej drejtuesve të kampanjës së marketingut.

Klubi që është ndarë i kënaqur me bashkëpunimin me Bodog, ndërsa shpresojnë që kjo tu ndihmojë që ata të ngjiten në Premiershipin skocez. Bodog janë sponsor i Ayr për vitin e shtatë, ndërsa kaun marrëveshje edhe me klubi si West Brom dhe Arsenal. /Telegrafi/



