Rrahu gruan, arrestohet sulmuesi i Bayernit
Sulmuesi i Bayern Munich, Kingsley Koman është arrestuar nga policia franceze gjatë ditës së hënë, shkruan indeksonline.
Zyra e prokurorit ka konfirmuar se 21 vjeçari është marrë në pyetje nga policia në lidhje me një akuzë nga ish e dashura e tij. Ajo ka akuzuar yllin e Bayern për dhunë ndaj saj dhe për këtë arsye është mbajtur në polici.
Mosmarrëveshja e në mes të çiftit është zhvilluar të shtunën dhe të hënën dhe besohet se ka të bëjë me disa para. Gjykimi i tij do të bëhet në muajin shtator në Francë.



