Chelsea rivalizohet për Sandro-n nga Paris Saint-Germain (Foto)
Alex Sandro është duke u kërkuar nga gjigantët europian të futbollit.
Mbrojtësi brazilian i Juventusit që një kohë të gjatë është duke u lidhur me një kalim te Chelsea dhe raportohej se Chelsea ka arritur marrëveshje me lojtarin.
Juventusi ka refuzuar dy oferta nga klubi londinez deri më tani por sipas mediave angleze Chelsea do të kthehet me një ofertë të tretë dhe finale, transmeton Periskopi.
Zonja e Vjetër raportohet se ka refuzuar ofertën prej 55 milionë eurove.
Ish anëtari i Porto-s tashmë është edhe në radarin e Paris Saint-Germain, sipas Gianluca di Marzio.
Sandro deri më tani nuk ka komentuar rreth të ardhmës së tij. /Periskopi/




