Detaje rreth atentatit ndaj biznesmenit shqiptar
Biznesmenit Tefik Hyka i është bërë atentat pak minuta më parë pranë stadiumit “Selman Stermasi”. Ish-pronari i fabrikës së tullave në Vorë, ndonëse fillimisht u raportua se ka mbetur i vdekur, nga burime mësohet se ai është plagosur rëndë dhe është transportuar drejt spitalit të traumës. Nga burime pranë mjekut të ambulancës, mësohet se Tefik Hyka ka marrë një plumb në kokë dhe një afër zemrës.
Dëshmitarë të shumtë kanë treguar se ai ka qenë i shoqëruar nga një femër në momentin kur është qëlluar në kokë,
Mësohet se kanë qenë dy persona që kanë kryer krimin. Njëri prej tyre është ndaluar, ndërsa policia thotë se ka kapur dhe motorin me të cilin po udhëtonin ata.
Tefik Hyka ka qenë ish pronar i një fabrike tullash në Vorë. Në vitin 2013, për shkak të mospagesave të rreth 200 punëtorëve, biznesmeni ka prishur fabrikën në fjalë.




