Prishtinë: Vëllai therr vëllanë me thikë, policia i arreston
Një person ka përfunduar i lënduar pas therjes me thikë nga i vëllai, si pasojë e një mosmarrëveshjeje verbale.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në Prishtinë, ku të dy vëllezërit u rrahën mes vete në një lokal mobilieri, transmeton Klan Kosova.
Në vendngjarje janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja dhe një predhë. Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit dërgohen në mbajtje.



