28 vite nga tragjedia e Hillsborought, dënohen gjashtë persona (Foto)

28 vite nga tragjedia e Hillsborought, dënohen gjashtë persona (Foto)

Janë dënuar gjashtë persona në Britaninë e Madhe që ishin fajtor të mëdhenj për tragjedinë e quajtur “Hillsborough” në vitin 1989.

Incidenti ndodhi më 15 Prill 1989 në stadiumin ‘Hilllsborough’ të Sheffield. Gjatë ndeshjes gjysmëfinale të FA Cip ndërmjet Liverpoolit dhe Nottingham Forestit, një dëshirë e fortë njerëzore rezultoi me vdekjen e 96 njerëzve dhe plagosjen e 766 të tjerëve.

I gjithë faji i kësaj tragjedie shkon për policinë të cilët lejuan të hynin shumë tifozë, me ç’rast ndodhi edhe tragjedia e cila konsiderohet si njëra nga fatkeqësitë më të mëdha në futboll.

Tifozët e Liverpool qëndronin në pjesën Leppings Lane. Hyrja në atë pjesë ishte e mundur vetëm përmes një pjese të vogël, gjë që nuk u respektua.

Sipas kësaj, shefi i mbikëqyrjes së stadiumit, David Duckenfield oficer i lartë i policisë dhe përgjegjës i ndeshjes urdhëroi hapjen e një porte të re.

Porta u hap, stadiumi u mbush më shumë nga ç’duhej.

Në vitet e mëparshme porta që u hap, ishte e mbyllur dhe ruhej nga policia. Megjithatë, në këtë rast porta ishte pa asnjë polic. Fluksi i madh për ta shikuar ndeshjen solli edhe tragjedinë.

Kështu pas 28 viteve pritje për akterët e kësaj tragjedie, erdhi momenti i dënimeve. Sipas medieve angleze gjashtë persona janë dënuar për shkak se lejuan aq shumë tifozë të futen në stadium, ndër ta janë David Duckenfield (Oficer i lartë në atë kohë) dhe Sir Norman Bettison..

Shpërndaje në: