Kërcënohet brenda PD-së rivali i Bashës për kryetar

Kërcënohet brenda PD-së rivali i Bashës për kryetar

Sipas burimeve të Tiranapost kandidati për kryetar të Partisë Demokratike Eduard Selami, është kërcënuar nga Albert Dollapi.

Ai është shofer aktual i deputetes Mimoza Hajdarmata dhe djali i xhaxhait të truprojes së Lulzim Bashës, Feim Dollapi.

Mësohet se Dollapi i ka dalë para Eduard Selami në nisje dhe në përfundimin e konferencës për shtyp.

“Ca do ti këtu? Ik që këtu”, mësohet t’i ketë thënë ai Selamit. Nga ana tjetër roja në PD nuk ka ndërhyrë fare.

Eduard Selami ka thënë se: “Basha duhet të garantoje sigurinë e kandidat për kryetar të PD që sulmohet nga të afërm të bashkëpunëtorëve të tij”. Por Albert Dollapi ka insistuar dhe ka replikuar me Selamin me tone të ashpra.

Po të njëjtat burime kanë thënë për tiranapost.al se ka patur edhe tre persona të tjerë që e kanë kërcënuar gjatë paradites.

Shpërndaje në: