Ronaldo e pranon se ka edhe dy fëmijë të tjerë
Cristiano Ronaldo e ka konfirmuar se ai ka edhe dy fëmijë të tjerë.
Mediat botërore gjatë ditëve të fundit kishin spekuluar se ylli portugez ishte bërë baba i binjakëve të lindur nga një nënë surrogate identitetin e të cilës ka paguar që të fshihet.
Tashmë, ylli i Real Madridit e ka pranuar këtë personalisht që ai është bërë baba përsëri.
Ai në një postim në rrjetin social Facebook me të përfunduar angazhimin me kombëtaren ka pranuar se ai do ta ketë rastin që t’i shohë fëmijët e tij për herë të parë.
Kujtojmë se Ronaldo ka një fëmijë, Cristiano Jr në të njëjtën formë sikurse dy fëmijët tjerë, nga një nënë identiteti i të cilës nuk dihet, por që portugezi e ka takuar në SHBA.
Ndërkohë besohet se edhe e dashura e tij aktuale, Georgina Rodriguez është shtatzënë dhe kështu Ronaldo mund të bëhet shumë shpejt me katër fëmijë. /Periskopi/
https://www.facebook.com/Cristiano/posts/10155532607197164



