Atletico Madridi i pranon bisedimet me Ibrahimovicin
Zlatan Ibrahimovic mund të përfundojë në Atletico Madrid.
Presidenti i klubit madrilen, Enrique Cerezo i ka konfirmuar bisedimet me superyllin suedez.
Manchester United në fund të sezonit që shkoi e la të lirë sulmuesin dhe tashmë shumë skuadra janë të interesuara për suedezin karizmatik.
Cerezo i ka konfirmuar bisedimet me familjarët e lojtarit.
“Ndoshta ne biseduam me familjen e tij, por jo me të. Jemi në një vijë tjetër”, ka thën Cerezo.
Ibrahimovic është duke u rehabilituar nga lëndimi në gju. Ai është i lidhur edhe me një kalim në SHBA, te La Galaxy. /Periskopi/



