Borini arrin në Milano për vizitat mjekësore

Borini arrin në Milano për vizitat mjekësore

Sulmeusi italian, Fabio Borini, ka arritur në spitalin ‘La Madonnina’ në Milano për t’i kryer testet mjeëksore.

Borini pritet të përfundojë transferimin e tij te skuadra e Milanit.

Marrëveshja ende nuk është bërë publike.

Flitet se Milan do të paguajë një herë 1 milion euro, pastaj edhe 5 milionë euro të tjera.

Milani kërkon ta shtojë konkurrencën në krahë, ndërsa pritet që nga kuqezinjtë të largohen Deulofeu, Ocampos dhe Keisuke Honda.

Shpërndaje në: