El Haddadi pranë huazimit te Celta Vigo
Talenti i madh i Barcelonës, Munir El Haddadi është shumë pranë kalimit në formë huazimi te Celta Vigo.
Lajmi është konfirmuar nga gazetari katalan, Gerard Romero, i cili thotë se ky kalim do të zyrtarizohet pasi që Barcelona të transferojë një sulmues, ku sipas të gjitha gjasave do të jetë ylli i Valencias, Paco Alcacer.
“Marrëveshja mes Munir dhe Celta Vigo është mbyllur, marrëveshja ende nuk është zyrtare, derisa Barca të transferojë një sulmues”, ka shkruar gazetari në rrjetin social Twitter. /Periskopi.com



