“Studio Capital Group”, kompania e parë e vlerësimit të pronave që pranohet ndërkombëtarisht

“Studio Capital Group”, kompania e parë e vlerësimit të pronave që pranohet ndërkombëtarisht

Kompania për vlerësimin e pronave “ Studio Capital Group” është bërë kompania e parë kosovare, që në bazë të një marrëveshjeje ndërkombëtare, shërbimet e saj do t’i ofrojë edhe në shtetet e huaja, të cilat do të jenë të pranueshme ndërkombëtarisht.

Po ashtu, siç njofton kompania, bashkëpunëtor në punën e kompanisë është bërë edhe profesori me renome ndërkombëtare, Badescu Gheorghe (FRICS, REV, MAA).

Gheorge do të jetë bashkëpunëtor i jashtëm i kompanisë me bazë në Prishtinë.

Gheorghe Badescu

Sipas njoftimit të kompanisë, shërbimet që do të lansohen në tregun e jashtëm janë shërbimet e specializuara në industrinë e telekomit, në industrinë farmaceutike, në industrinë ushqimore, në energjinë e ripërtëritshme, në hidrocentrale dhe në vlerësimin e televizioneve kabllore dhe të shpërndarësve të internetit, shkruan Periskopi.

Me këtë marrëveshje, shpjegon kompania, të gjitha vlerësimet e kryera do të jenë të pranueshme ndërkombëtarisht.

Pronari i kompanisë, Dritëro Kadolli tregoi edhe për shërbimet kryesore të kompanisë të ofruara në këtë fushë.

“Albi Mall”, “Ferronikeli”, “Vipa Chips”, “Orchide” në Ferizaj e restauranti “Trofta” në Istog, janë vetëm disa prej kompanive që i janë besuar “Studio Capital Group”-it për vlerësim, punë që angazhim të lartë profesional.

Dritëro Kadolli

Kadolli, i cili është edhe këshilltar profesional i librit “Rregullat Evropiane të Vlerësimit 2016”, që është në proces të përkthimit, financuar nga USAID, tha se kompania e tij synon shtrirje në ofrimin e shërbimeve edhe në vende të huaja pas marrëveshjes së arritur dje.

Si fokus të kompanisë Kadolli e përmendi edhe Shqipërinë, ku synon shtrirjen e shërbimeve të shumta që ofron kompania që e udhëheq ai. /Periskopi/

 

 

Shpërndaje në: