Valencia pranon të shesë Mustafin
Drejtuesit e Valencias i kanë thënë agjentit të Shkodran Mustafit se ky i fundit mund të largohet, në rast se në drejtim të klubit nga Mestalla vjen një ofertë e duhur.
24-vjeçari ka qenë shumë i përfolur për një kalim te Arsenali, mirëpo marrëveshja mes klubeve ende nuk është arritur, përkundër marrëveshjes mes shqiptarit dhe klubit londinez. /Periskopi.com



