Largohet nga Lazio për shkak të Kosovës
Mbrojtësi i Lazios, Milan Bisevac është larguar nga klubi për shkak të Kosovës.
Portali serb ‘Alo.rs’ raporton se futbollisti serb i lindur në Mitrovicë është përplasur me drejtorin sportiv të Lazios, shqiptarin Igli Tare.
Arsyeja pse ka ndodhur kjo përplasje mes dy personave në fjalë thuhet të jetë Kosova.
Bisevac është transferuar te skuadra Metz e Francës.




