Milani s’e shet Romangolin

Milani s’e shet Romangolin

Milani nuk dëshiron ta shesë mbrojtësin e talentuar, Alessio Romagnoli.

Kjo është bërë e ditur nga një deklaratë në faqen zyrtare të klubit, ku zbulohet se ‘rosonerët’ kanë biseduar me Chelsean, por që këto bisedime nga tani më nuk do të vazhdojnë.

“Lojtari nuk është në shitje, prandaj këto negociata nuk do të vazhdojnë. Klubi dëshiron të falënderojë Chelsean, klub me të cilin do të vazhdojmë të kemi marrëdhënie të mira pune”, shkruan në deklaratën e klubit italian. /Periskopi.com

Shpërndaje në: